Policia në Jug të Uellsit ka vendosur një shpërblim prej 15.000 stërlinash për cilindo që jep informacion për vend-fshehjen e tre shqiptarëve të kërkuar për vrasje.

Top Channel duke iu referuar komunikatës për mediat të policisë së Uellsit, raporton se tre shqiptarët “Wanted” janë  Josif Nushi, 26 vjeç, Mihal Dhana, 27 vjeç, dhe  Gledis Mehalla, 19 vjeç.

South Wales Police i kërkon ata si të përfshirë në vrasjen e Tomasz Waga, në Janar 2021.

“Crimestoppers”, një organizatë jo qeveritare që ndihmon në sensibilizimin e publikut për të ndihmuar kapjen e personave të kërkuar thotë se viktima Tomasz Waga, kishte udhëtuar  nga Dagenham  në Londër drejt Kardifit në Uells nga ku u gjet i vdekur në  Westville Road, Penylan.

Është zbuluar se  Nushi, Dhana dhe  Mehalla, kanë lidhjet e tyre me qytetin e Lushnjës dhe janë larguar nga Kardifi pas vrasjes së Tomasz Waga.

Kjo vrasje është e lidhur për arsye kriminale pasi tre shqiptarët ishin të përfshirë me rritjen e Kanabisit nëpër shtëpi.

Deri më tani për këtë vrasje janë ngritur akuza ndaj një 23 vjeçari nga Whitchurch, në Kardif, ndërsa një 29 vjeçar akzuzohet për pastrim parash dhe vepra penale që lidhen me drogën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA