Atentatet e ditëve të fundit/ Muzhaqi në Open: Viktimat dytësore mund të ishin shumë më tepër nëse s’do kishte vrasës profesionistë

12/05/2021 22:33

Eksperti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi në një lidhje me skype mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel tha se atentatet po bëhen më vandale dhe terroriste pasi kanë një sofistikim të paparë.

Ai thekson se gjendja do të ishte më e rënduar nëse s’do të kishte profesionistë e do të dilnin të gjithë anëtaret e bandave, ku një pjesë e tyre s’dinë të përdorin armët dhe viktimat dytësore mund të ishin shumë më tepër.

“Mënyra se si veprohet është e vëzhguar. e ndalura, prita që kanë zënë dhe qitja në një kënd të pjerrët dhe nuk e kanë prekur pasagjerin, siç ju thash nuk mund të përjashtohet mundësia që kanë qenë të përgatitur. Edhe nëse person që  vetedukohet në momentin që ndjek këtë, janë vetëm profesori që e ka stërvitur që e bën ndryshimin. Nuk janë detyrimisht anëtarë të Forcave Speciale. Ajo që më shqetëson është se po të shikojmë në perspektivë se si kanë ardhur këto nga vijnë e nga janë. Nuk i kanë pasur kaq vandalizëm kaq terroriste edhe për veten e tyre janë shumë të dhunshme. Kjo mënyrë ndryshimi e hakmarrjes që është bërë goxha goditëse mes bandave ka një vëzhgim të dhimbshëm, pasi ata kanë një sofistikim shumë të paparë. Vetëm policia e di që ata po lëvizin në mes të ditës me armiq. Të paktën tani po përdorin profesionistë precizë. Nëse do të dilnin të gjithë anëtaret e bandave që shumica nuk dinë të përdorin armët, viktimat dytësore mund të ishin shumë më tepër”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA