Një 35 vjeçar, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë është proceduar penalisht, pasi tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor.

Bëhet fjalë për punëtorin me inicialet Z.H., i cili pasi ka rënë në rrugë është dëmtuar dhe në këmbë nga një kamion. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në ngarkim të shtetasit T. G., 35 vjeç, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë, sepse tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor, shtetasi Z. H., 41 vjeç, i cili pasi ka rënë në rrugë është dëmtuar dhe në këmbë nga një kamion. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA