Dje gjatë mesditës, qyteti bregdetar i Vlorës u trondit nga ekzekutimi i biznesmenit Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm tre javë që ishte kthyer në Shqipëri nga Spanja, ku edhe jetonte.
Atentati ndaj tij ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 40-vjeçari po lëvizte me makinën tip BMË dhe i dolën në pritë. Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, Bledar Birçaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.
Top Channel ka siguruar pamjet gjatë atentatit. Në video duket qartë momenti i atentatit. 2 persona të armatosur zbresin nga makina tip Mercedez dhe i bëjnë pritë 40-vjeçarit duke e qëlluar me breshëri. Pas atentatit nga makina e Bledar Birçaj del një person.
Ju ftojmë të shikoni pamjet:
Top Channel