Dy armiqtë e përbetuar që luftonin në mënyrë të paepur njëri-tjetrin; ishte shteti autokrat që vishte mantelin blu të demokracisë dhe gazeta më e madhe në vend “Koha Jonë”.

Ishte viti 1997 kur firmat piramidale kishin mbërritur kulmin e tyre dhe po binin. Gazeta “Koha Jonë” vijoi të merrej me to në faqet e saj duke botuar interesat në % të këtyre firmave dhe lajme ekskluzive rreth tyre. Me ngjarjet e 1997 gazeta “Koha Jonë” vijonte misionin e saj për të rrëzuar pushtetin represiv të Berishës duke pasur një mbështetje shumë të madhe në radhët e njerëzve. Në këtë periudhë gazeta mbërriti tirazhin e gati100 mijë kopjeve.

“Opozita e kohës ishte shumë e dobët , ishte gjithmone një hap pas gazetes “Koha Jonë” dhe ne ishim të detyruar të tërhiqnim dhe opozitën nga mbarapa. Opozita vinte gjithmonë pas nesh. Kështuqë nuk ka qënë e dhunshme por ka qënë shumë realiste besoj”. “Kujtoj që në Vlorë, në protestat e shkurtit 1997, pasi ranë firmat piramidale njerëzit kërkonin paratë pasi paëtn përplasje me policinë dhe shteti u përpoq me dhunë të përmbante protestën ekonomike dhe ta kthente atë në politike, ndodhi që njerëzit dilnin me gazetën Koha Jonë dhe protestonin.

Shihje njerëzit në shesh që protestonin me gazetën “Koha Jon” në dorë. Ishte diçka që të mbushte me dëshirë për të punuar. Ishte zëri i shoqërisë; politik, social, ekonomik. Zëri më i fuqishëm.”u shpreh Enton Abilekaj, Kryeredaktor “Koha Jonë”1999-2001. Në dy muajt e parë të vitit 1997 penat do të ngjyheshin më errët në faqet e gazetës duke akuzuar Partinë Demokratike që po përfitonte nga paratë e grabitura të shqiptarëve prej firmave piramidale.

“Koha Jonë” ishte e vetmja kundërshtare e vërtetë e pushtetit ët egër të asaj kohe. Ngjarjet evoluan në 97. Kriza e fajdeve. Ne kemi kritiuar të parët fenomenin fajde. Filluam pastaj të ndiqeshim nga shteti përmes shërbimit sekret. Filloi rrahja e gazetarëve. U bë një situatë e nderë që të ishe te “Koha Jonë”, duhej kurajo e madhe.”u shpreh Nikoll Lesi, Botues “Koha Jonë”.

Që ditët e para të Vitit të Ri 1997 “Koha Jonë” në kryetituj do të kishte çështje që lidheshin me firmat grabitëse. “Gjallica stop dy javë”, “1997-HOROSKOP i vështirë shqiptar’, “PS: Fajdet të kthejnë depozitat”, ishin disa prej titujve të ditëve të para të vitit. Më pas situata nisi të tensionohet në të gjithë vendin. Nisën radhët e gjata në dyert e firmave piramidale për të tërhequr lekët. Në mes tyre edhe emigrantët që kishin ardhur për Vit të Ri, po interesoheshin për paratë e tyre. Qeveria e Partisë Demoikratike ishte drejt krizës.

Azem Hajdari i vendosur në krye të Lëvizjes sindikaliste do të bënte thirrje për grevë kombëtare. Gazeta “Koha Jonë” vijoi me titujt për grevat. Tensionet mes shtetit dhe gazetës u rritën. Asokohe Shëebimi Informativ Shtetëror, nisi të rrethonte gazetën. Më tej nga investigimet e gazetarëve “Koha Jonë” do të siguronte dokumente mbi të cilat bazonte akuzat se firmat piramidale kishin sponsorizuar fushatën e 1996-ës të Partisë Demokratike
“Ne gjenim vazhdimisht makinat e SHIK-ut nëpër shtëpia, te oborret e pallatit.

Mbaj mend një herë që kryeredaktori i asaj kohe Ben Blushi kishte dy njerëz poshtë shtëpisë një një orë të pazakontë po bënin gjoja në oborri e pallatit të tij stërvitje. Kur shkoi makina e gazetës për ta marrë Blushin me dy shoqërues, kujdeseshin patjetër edhe për Nikollën, edhe për ne, kur shkuan ata stërvitja e tyre mbaroi dhe u larguan” u shpreh Enton Abilekaj, Kryeredaktor “Koha Jonë”1999-2001.

Mllefi i shqiptarëve se kishin humbur gjithë kursimet e tyre u shtua pas një tjetër titulli tronditës në gazetë “Vefa do të blejë 30 avionë.” Ata nuk ndaleshin. Në atë kohë kishte nisur rrahja e intelektualëve. Më tej, në shkurt me tensionimin më tej të situatës gazeta vijon me tituj si
“Doktor shko te doktori” dhe “Me presh në shesh” për një protestë të opozitës që injoronte pushtetin. Më 26 shkurt botohet konferenca e ambasadoers amerikane të asokohe Mariza Lino e cila tha se nuk do të merrte pjesë në seancën e tre marsit për zgjedhjen e presidentit.

Më 28 shkurt 1997 u dogj godina e SHIK në Vlorë dhe mbetën të vdekur dy punonjës të tij. Gazeta do të akuzohej nga pushteti i asaj kohe se ishte shkaktare për nxitjen e dhunës në radhët e njerëzve. Më 1 mars oficerë të policisë, gardistë e punonjës të SHIK rrethuan gazetën që asokohe ishte në një vilë pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë. Më dy mars parlamenti kishte miratuar gjendjen e jashtëzakonshme. Ditën e tre marsit 1997 gazeta “Koha Jonë” pritej të dilte me kryetitullin “Berisha duart me gjak”. Me këtë titull do të arrihej edhe kulmi i shkëlqimit dhe mbarimi i misionit të saj duke marrë parasysh ngjarjet që vijuan më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA