Pse LSI dhe PD nuk garuan me listë të përbashkët në zgjedhje? Curri: Do të kishin marrë më shumë deputetë

11/05/2021 21:56
Arjan Curri

Analisti, Arjan Curri çfarë bënë gabim dy partitë opozitare, në zgjedhjet e 25 prillit, sipas tij.

Curri thotë se po të ishin në listë të përbashkët në zgjedhje, të dyja partitë do të fitonin më shumë. “Ka një dilemë të madhe pse PD dhe LSI nuk kishin listë të përbashkët. Sot, kritikët këtë vënë në plan të parë, sepse me të njëjtën numër votash, po të ishin në listë të përbashkët do të merrnin më shumë deputetë. Pyetja është nuk donte PD, nuk donte LSI apo nuk donte asnjë? Këta të LSI-së thonë nuk donte PD-ja, këta të PD-së thonë nuk donte LSI-ja”.

Sipas tij, ishte “arroganca ajo që penalizoi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim”. “U treguan egoiste të dyja partisë, i vetmi antidot që mund të bënin pas ndryshimeve në kushtetutë ishte të garonin bashkë, por secili kishte mendjen ku do jetë vetë. Tani, pas zgjedhjeve, këto gjëra po dalin në sipërfaqje.
I gjithë diskutimi ishte sa vende të sigurta mund të jepnin. Arroganca e të dyjave, i bëri të mos e merrnin seriozisht. Edhe fakti që nuk lejoheshin koalicione dhe Rama bëri siç deshi”, shprehet politologu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA