“Shqiptarët na kanë bërë nder të pashoq”/ Rama zbulon datën e festës për fitoren, komenti për deputetët që nuk do të jenë më në parlament

10/05/2021 10:44

Kryeministri Edi Rama i ka bërë të qartë deputetëve se shqiptarët i kanë bërë nder të madh që i kanë dhënë mandatin e tretë pasi i dhanë votën në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama zbuloi se 12 qershori që shënon 30 vjetorin e Partisë Socialiste do të jetë dita për të festuar fitoren e zgjedhjeve.

Sa i përket deputetëve që nuk do të jenë më pjesë e parlamentit, Rama tha se nuk duhet të harrojnë që fitorja i përket edhe atyre sepse nuk u arrit në kilometrin e fundit, por gjatë 4 viteve.

Edi Rama: Në fund fare, dua t’ju shpreh mirënjohjen për besimin e palëkundur dhe mbështetjen pa rezervë për të realizuar këtë objektiv historik të tre mandateve radhazi. Të mos harrojmë që ndyrshe nga sporti që fitorja e një kompeticioni është fundi, në politikë është fillimi i ri.

Ne kemi fituar 3 herë radhazi sepse kemi qenë forca më e besueshme e ndryshimit dhe kush do ndryshim deri tani ka vetëm një zgjidhje, PS që nuk ka ardhur as për rastësi, as për inertësi por qysh në lindjen e kësaj force politike, ne kemi bekimin e një shtyse të vetëndryshimit në ADN-në e organizmit të kësaj partie dhe jemi e vetmja që ndryshon edhe kur fiton.

Kjo është sfida është e vazhdueshme, prandaj jini gati që të përballemi me këtë sfidë duke ndryshuar vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë në majën ku e meritojnë fëmijët tanë. Kampionët e F1 pasi ngrejnë trofeun, futen në garazh duke këmbëngulur që ta bëjnë më të shpejtë, më kompetitive dhe të pathyeshme.

Kjo është ajo që kemi bërë dhe mësuar ta bëjmë jo keq, por mund ta bëjmë gjithmonë e më mirë duke iu përkushtuar bashkarisht misionit që kemi dhe misioni ynë është ta ngjisim Shqipërinë në majë. Ky është momenti për të provuar se jemi të vetëdijshëm për çfarë barre të madhe përgjegjësie dhe çfarë nderi të pashoq shqiptarët na kanë bërë me 25 prill dhe ne dimë të jemi në lartësinë e besimit dhe mbështetjes së tyre.

Sot jemi të gjithë deputetët, një pjesë janë ende, një pjesë tjetër nuk do të jenë dhe nuk duhet të harrojmë që nuk është fitore e arritur në km e fundit, por e një maratone të vështirë që ka zgjatur 4 vjet. Në nder të nr 12, më 12 qershor ta kremtojmë me krenari dhe të gjithë dinjitetin që na takon ditëlindjen e PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA