“Do angazhohemi me një cikël takimesh në të gjitha qarqet”, Rama në podcast: Ne e nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e ardhshme e PS-së 29/03 10:04
Nard Ndoka, i cili kandidoi për deputet në listën e koalicionit PD-AN në zgjedhjet e 25 prillit por nuk arriti të merrte asnjë mandat, ka thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Me anë të një postimi në Instastory, ku shfaqet krah të Bashës, të dy shihen duke qeshur.
“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, të cilën e shoqëron edhe me një ‘emoji’.
Më herët, Nard Ndoka deklaroi se i kishte besuar verbërisht Lulzim Bashës, por sipas tij ishte përgjegjës kryesor i humbjes së zgjedhjeve pasi nuk e paraqiti koalicionin si ekip dhe kjo rezultoi në disavantazh për opozitën.

Top Channel