Ministrja Kushi në konferencën Anti-Doping: Sportistët, ambasadorët tanë më të mirë. Prandaj, t’i nxisim për gara të ndershme dhe meritokraci

10/05/2021 13:53

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi bën me dije se ka marrë pjesë në një tryezë konsultative virtuale me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Në këtë takim të parë, ajo shprehet se është diskutuar gjerësisht për përmirësimin e mëtejshëm të programit Anti-Doping në Shqipëri, për të qenë plotësisht në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

Ministrja Kushi nënvizon se “ne kemi shumë sportistë të talentuar, të cilët me rezultatet dhe arritjet e tyre në gara ndërkombëtare, na bëjnë krenarë dhe shërbejnë si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë nëpër botë, duke lartësuar akoma më shumë imazhin e vendit tonë”.

Në këtë kuadër, Kushi cilëson se duhen nxitur të rinjtë shqiptarë të bëhen pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare bazuar në meritokraci dhe gara të ndershme, në mënyrë që kampionët tanë të jenë shembuj frymëzimi për brezat e rinj të sportistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA