Kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, ja kush janë relatorët e ankesave të PD-së (EMRAT)

10/05/2021 10:49

Partia Demokratike e opozitës i kërkoi dje KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të shpallet i pavlefshëm në 9 qarqe të vendit dhe të përsëriten votimet në këto zona.

PD kërkoi rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, sepse, sipas saj, procesi zgjedhor më 25 prill nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua.

Bashkë me kërkesat, Partia Demokratike e opozitës dorëzoi në KQZ një seri dosjesh me ankesa për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ja kush janë relatorët e ankesave të PD-së për nëntë qarqet:

Vlora- Elvin Lako

Durrësi- Koli Bele

Shkodra- Elvin Lako

Tirana- Ledio Braho

Elbasani- Elvin Lako

Gjirokastra- Koli Bele

Berat- Ilirjan Rusmali

Korça- Elvis Cefa

Fier- Ilirjan Rusmali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA