“Ofertat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jenë së bashku”, thotë Josep Borrell, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.
Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut, e cila ka qenë një kandidat i mundshëm për anëtarësimin në BE që nga viti 2003, të njohë origjinën Bullgare të gjuhës dhe kombit maqedonas.
“Ne kemi nevojë për të avancuar procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe nga rruga, kurrë nuk ka pasur ndonjë qëllim të shkëputjes së të dy vendeve në procesin e pranimit“, tha Borrell, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.
Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk mund të “shkëputen”, thotë shefi i punëve të jashtme të bllokut, Josep Borell.
Në fjalën e tij ai theksoi se është e nevojshme vazhdimi i dialogut i Kosovës me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
“ Qeveria e re na tha se nuk kishte mjaftueshëm informacione nga qeveria e mëparshme. Nuk mund të kalojmë në pushime pa mbajtur takimin e ardhshëm”, tha ai.
Borrel theksoi se si rrallëherë Ballkani Perëndimor zuri vend kryesor në axhendën e BE-së dhe theksoi se javën e ardhshme liderët e Ballkanit Perëndimor do të gjenden në Bruksel, aty edhe ku do të diskutohet për përspektivën e rajonit.
Ai në anën tjetër ka theksuar edhe njëherë se ndihma e BE-së për rajonin ka qenë e jashtëzakonshme dhe se ndihmat e ofruara janë ndihma dhe jo grante për të cilat ka për të paguar më vonë.
Samiti i ministrave është fokusuar në dy çështje kryesore, situata në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet me SHBA.
Ndërkohë që më 5 Maj Këshilli Evropian i ka rekomanduar vendeve të BE-së vazhdimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Top Channel