“Atë ditë shkoi në gjyq të tërhiqte padinë”/ Rrëfimi ekskluziv i mikes së Liljana Buzos që u masakrua para gjykatës nga burri: Ia kishte frikën por nuk ia merrte mendja se e do bënte diçka të tillë

10/05/2021 15:01

Liljana Buzo u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, para gjykatës së Elbasanit, në 6 maj.

Sot për “Shqipëria live” foli një nga miket e Liljanës, që thotë se pas 30 vitesh që kishte humbur kontaktet, kishte arritur ta gjente në rrjetin social “Facebook”, vetëm pak ditë para tragjedisë. “Nuk kisha kontakt me të. Më thanë që e ka lënë profesionin në infermiere mami, pasi u martua, se nuk e linte i shoqi.

Të hënën e kaluar më merr në telefon, tha jam një shoqja jote e vjetër. Më tregoi se ka ikur nga shtëpia, kishte 6 muaj që jetonte te vëllai. Nuk donte të fliste.
Më tha: Lili, ai më ka rrahur jashtë mase 6 muaj më para, tentova të ikja dhe më kapi. Erdhi dhe nuk më gjeti me çunat, më ka rrahur shumë. Djali i madh më solli te vëllai”.

Sipas mikes së të ndjerës, 54-vjeçarja do të tërhiqte padinë për dhunën atë ditë kur u vra: “Të mërkurën më shkruajti, kishte përvjetorin e vdekjes së djalit dhe të nesërmen kishte gjyqin. Më tha që do ta tërheq padinë. Ka shkuar ta tërheqë se ia kishin kërkuar fëmijët dhe familjarët e Koços, se mesa duket e dinin se gjërat mund të shkonin më keq.

Ajo kishte frikë, Koço e kishte kërcënuar, por nuk ia merrte mendja se do bënte gjë, për hatër të fëmijëve, thoshte ajo”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA