Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar mbrëmjen e sotme të emisionit “Open” ka thënë se nuk ka shpresë për të marrë një përgjigje për kallëzimin e dërguar për zgjedhjet e 25 prillit, pasi KAS është i ndikuar nga pushteti.
Ai gjithashtu shtoi se edhe Kolegji Zgjedhor është i ndikuar nga qeveria Rama.
“Ta zëmë sikur s”do të shkonim në KAS, e para që do thuhej është që pse s’shkoni në rrugë ligjore ju rebela. Nuk kam pritshmëri pasi KAS është politikisht i strukturuar me profilizim politik. Pse ne i kemi pritshmëritë të vogla është se pushteti ka dorën e vet edhe tek KAS dhe Kolegji Zgjedhor. Celibashi nuk është kurrë i profilit tonë, i cili edhe ai tha se duhet të jetë me emra, çuarja e fletës dhe vendosja e numrave ka pasur një ndikim në zgjedhje. Nuk është çështja e fatit politik, pasi shqiptarët jetojnë në republikë të deformuar”, tha Alibeaj.
Top Channel