Tmerroi botën, raketa kineze e dalë jashtë kontrollit bie në Tokë

09/05/2021 11:53

Shkaktoi alarm të madh, sidomos në Italinë e dyshuar ndodhej në trajektoren e saj, por në fund, gjithçka u mbyll mirë, pa qenë nevoja e Pentagonit për ta goditur raketën kineze të dalë jashtë kontrollit.

Lunga Marcia5B hyri në atmosferën e Tokës mbi Oqeanin Indian, në një zonë pranë ishujve Maldive. Asnjë fragment nuk përfundoi në fqinjin tonë përtej Adriatikut, duke bërë që italianët të merrnin frymë lirisht.

Departamenti i mbrojtjes civile e vëzhgoi përgjatë gjithë natës rikthimin e  raketës, duke u mbështetur mbi të dhënat e ofruara nga Agjencia Italiane e Hapësirës. Më të rrezikuarat konsideroheshin rajonet qendrore dhe jugore të vendit. Mendohet se në trajektoren e raketës ishin dhe disa pjesë të Sardenjës, Kalabrisë e Sicilisë.

Lunga Marcia 5B u lëshua në 29 prill për të dërguar në kozmos modulin e parë të stacionit hapësinore kinez Tiangong, Pallati Qiellor. Lëshimi u bë me fanfarë të madhe, por teknikët kinezë nuk i drejtonin dot pas misionit mbetjet e raketës në një rajon të caktuar.

Në këtë mënyrë, kthimi i pakontrolluar i raketës shkaktoi frikën se pjesë të caktuara të saj mund të binin në zona të banuara. Raketa e gjatë 30 metra me një diametër prej 5 metra, ne momentin e lëshimit peshonte 18 tonë; një pjesë e madhe e saj shpërbëhet e digjet gjatë impaktit me atmosferën, por mbeten fragmente metali, të cilat janë llogaritur të mbijetojnë edhe në temperature shumë të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA