SHBA/ Një sulm kibernetik ndalon punën e një tubacioni nafte

09/05/2021 06:32

Operatori i një tubacioni që transporton lëndë djegëse në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara thotë se ka rënë viktimë e një sulmi kibernetik e cila mori peng sistemin kompjuterik të kompanisë dhe për pasojë ajo ka ndaluar përkohësisht të gjitha veprimtaritë e tubacionit.

Kompania “Colonian Pipeline” nuk tha se kush ishin autorët dhe se çfarë i ishte kërkuar. Sulmet kibernetike që marrin peng sistemet kompjuterike, zakonisht përfshijnë hakerë kriminalë që kërkojnë shuma të mëdha parash përkundrejt lirimit të sistemeve kompjuterike.

Kompania “Colonial Pipeline” transporton benzinë, naftë dhe karburant për avionë nga rafineritë që gjenden në Gjirin e Meksikës përmes tubacioneve nga Teksasi deri një Nju Xhersi. Kompania tha se ka punësuar një firmë të sigurisë kibernetike për të hetuar natyrën dhe qëllimin e sulmit si dhe ka kontaktuar agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA