Merkel jep lajmin e mirë: pushime në Europë edhe për të pavaksinuarit!!

09/05/2021 18:38

Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn janë të një mendimi, se pushimet e verës në Europë së shpejti do të jenë të mundura edhe për personat që nuk janë vaksinuar.

“Nëse sheh incidencën e ulët në di savende europiane partnere si në Portugali, „atëherë jam optimiste, që edhe në përgjithësi do t’ia dalim për mundësitë ashtu si edhe verën e kaluar” , tha Merkel në samitin e BE-së në Porto të Portugalisë, ku ajo u lidh me video-konferencë nga Berlini. “Se që kur do të jetë e mundur kjo, nuk mund ta them ende”, shtoi kancelarja ndërsa theksoi se e „Në Gjermani duket se e kemi përballuar edhe valën e tretë.”

Atje ku incidenca është në rënie, edhe në Gjermani gradualisht do të ketë më shumë mundësi. “Shpresojmë që kjo të vlejë për të gjithë Europën”, u shpreh ajo. Kancelarja theksoi, se mundësitë për pushime vere në Europë do të vlejnë ashtu si edhe verën e kaluar edhe për të pavaksinuarit. Në samit është diskutuar edhe për për certifikatën e vaksinimit – të ashtuquajturën certifikata e gjelbër.

Ndërkohë ekzistojnë kushtet teknike si dhe përputhshmëria, megjithatë ende mbetet të sqarohen disa çështje të përmbajtjes, si njohja reciproke e lëndëve të vaksinimit, që nuk janë licencuar në BE. Ministri gjerman i Shëndetësisë në intervistë për “Rheinische Post” nënvizoi, që udhëtimi për pushimet e verës nuk do të jetë i varur prej vaksinimit, edhe pse shtoi se ne cdo veprimtari, sigurisht që duhen respektuar normat  e distancës dhe të higjenës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA