LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba
Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot shefen e partisë indipendentiste skoceze SNP, Nicola Sturgeon për fitoren në zgjedhjet lokale dhe e ftoi në një takim me qeverinë britanike për të diskutuar për sfidat e përbashkëta si rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë.
“Unë besoj fort se interesat e njerëzve në të gjithë Britaninë e Madhe dhe veçanërisht në Skoci,realizohen më mirë kur punojmë së bashku”, i shkruajti kryeministri Britanik drejtueses së qeverisë skoceze, në një letër të publikuar nga shërbimet e saj.
Indipendentistët skocezë kryesuan zgjedhjet për parlamentin lokal duke fituar 64 vende, poshtë maxhorancës absolute prej 65 vendesh, duke iu mundësuar të fitojnë një mandat të katërt në krye të kombit britanik
Top Channel