Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 19 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 227 të vdekur nga virusi si dhe 25 të vdekur në tre ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e viktimave në 106.130.
Me 19.124 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.747.214. Gjithashtu bëhet e ditur se numri i rasteve ditore po tregon rënie në ditët e fundit. Në spitale vazhdojnë trajtimin 26.331 persona, prej të cilëve 5.106 në kujdes intensiv, ndërkohë me 1.525 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 349.293. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 6.5 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 17.492.988 ndërsa 7.641.172 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Humb jetën edhe 1 person tjetër i vaksinuar me AstraZeneca
Në një deklaratë nga Agjencia Franceze e Barnave, thuhet se tek 2 persona që kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s më 23-29 prill është vërejtur mpiksje e gjakut dhe se njëri prej këtyre personave ka humbur jetën. Më tej në deklaratë njoftohet se që nga fillimi i punimeve të vaksinimit në vend janë vërejtur mpiksje gjaku tek 30 persona që janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca dhe se 9 prej këtyre kanë humbur jetën.
Që nga 29 prilli në vend me vaksinën AstraZeneca janë vaksinuar mbi 3 milionë e 855 mijë persona.
Top Channel