Varianti Indian kërcënon Britaninë, zbulohen 500 raste mutacioni

07/05/2021 14:05

Ekspertët e shëndetit publik druhen se një version i variantit indian të koronavirusit mund të lë vend për shqetësim në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata janë duke analizuar mutacionin B.1.617.2, i cili duket se përhapet më shpejt sesa dy lloje tjera të variantit indian.Shkencëtarët po ashtu besojnë se ky lloj është edhe më i transmetueshëm sesa varianti i identifikuar muaj më parë në Britani. Viruset krijojnë mutacione gjithë kohën, duke krijuar versione të vetes. Shumica prej tyre janë të padallueshme dhe disa mund të mos merren seriozisht, por ka edhe te tillë ndaj të cilëve vaksinimi bëhet i vështirë. Varianti britanik, ai i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit konsiderohen me pak “shqetësues” në Britani.

Këto versione, bashkë me variantin indian, kanë pësuar ndryshime në proteinën kryesore – pjesa e virusit që ngjitet në qelizën e njeriut. Varianti origjinal indian u vu re fillimisht në Britani në muajin tetor. Ai me pas është identifikuar edhe me tre ndryshime më të vogla. Deri me tani megjithatë sipas BBC nuk ka të dhëna se varianti indian është rezistent ndaj vaksinave aktuale. Autoritetet britanike besohet të kenë identifikuar 500 raste me mutacionin e variantit britanik. Shkalla më e madhe e infektimit është vërejtur në Londër dhe veriperëndim të Anglisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA