27/12 21:44
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku tregohen të dhënat për moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Në Kuvendin e ri që do të fillojë në shtator, deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga Partia Socialiste, Luljeta Bozo.
Sipas të dhënave, 128 deputetë janë nën moshën 60 vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61 deri në 79 vjeç.
Nga partitë, moshën më të re mesatare e ka LSI, e ndjekur nga PS, pastaj vjen PD dhe PSD.
Top Channel