Forcat izraelite kanë vrarë 2 palestinezë dhe plagosën rëndë një tjetër me arsyetimin se ata u përpoqën të kryejnë një sulm të armatosur në Bregun Perëndimor të okupuar.
Në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se 3 palestinezë hapën zjarr në një bazë të policisë kufitare pranë Jenin-it në Bregun Perëndimor.
Duke treguar se personat që qëlluan u “neutralizuan”, shtypi izraelit më tej tha se 2 palestinezë humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë përleshjeve.
Teksa thuhet se palestinezi i plagosur u dërgua në një spital në Izrael, autoritetet palestineze nuk kanë bërë ende një deklaratë në lidhje me incidentin.
Thuhet se incidenti në fjalë do të rrisë më tej tensionin në rajon.
Ushtarët izraelitë më 2 maj qëlluan dhe plagosën 60-vjeçarin Rihab Muhammed Musa Zalul, me arsyetimin se ai u përpoq të kryente sulm me thikë pranë qytetit të Betlemit në Bregun Perëndimor. Zalul më pas vdiq në spitalin ku ishte dërguar.
Top Channel