Prototipi SN15 i anijes hapësinore të gjeneratës së re Starship, të cilën kompania amerikane e hapësirës dhe aviacionit SpaceX po planifikon ta dërgojë në Mars, zbarkoi me sukses në fluturimin testues.
Prototipi SN15 i Starship fluturoi rreth 10 minuta në lartësi të madhe në përpjekjen e tij të pestë.
Duke arritur një lartësi prej 10 kilometrash pasi u ngrit nga toka në fluturimin testues në Gjirin e Meksikës, SN15 filloi të ulej.
Starship zbarkoi me sukses. Pjesa e sipërme e pistës ku ra anija u lag me ujë në mënyrë që të mos shkaktonte zjarr.
Fluturimet e mëparshme testuese të anijes më 9 dhjetor 2020 dhe 2 shkurt, 3 mars dhe 6 prill rezultuan në një shpërthim gjatë uljes.
SpaceX synon të përdorë Starship në ekspeditat me njerëz në Hënë dhe Mars.
Top Channel