Opozita greke protestë paqësore në Athinë (Pamjet)

06/05/2021 17:25

Në kuadër të protestave të 1majit opozita greke ka organizuar protesta në qendër të Athinës për të kundërshtuar reformat e qeverisë Mitsotakis në ekonomi, skemën e pensioneve,por edhe për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Me pjesëmarrjen e liderit të opozitës Aleksis Tsipras, protestuesit hodhën parulla kundër qeverisë. Ata kërkuan përmirësim të kushteve të punës,rritje të të ardhurave dhe pakësim të taksave.

Protesta u mbështet nga  sindikata e përgjithshme e punonjësve greke, si dhe nga shoqatat e emigrantëve pakistaneze dhe ata bangladeshas.

Si pasojë e grevës metroja dhe trenat e Athinës nuk do të funksionojnë,ndërsa asnjë anije mallrash ose pasagjerësh nuk do të përpunohet në portet e vendit.

Policia kishte marrë masa për ruajtjen e sigurisë gjatë dhe mbas protestës,por nuk ishte nevojshme ndërhyrja e forcave të rendit, pasi protestat ishin të qeta dhe protestuesit u shpërndanë rreth orëve të para të pasdites.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA