Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 26 viktima dhe 324 raste të tjera me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 153.461, ndërsa numri i vdekjeve në 5.042.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 1.178 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 136.545 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 731.997 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.660 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 11.874.​​​​​​​

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA