Fatmir Mediu kundër bojkotit të parlamentit nga opozita, por mbështet qëndrimin e PD: Zgjedhjet u manipuluan

06/05/2021 13:42

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëkohësisht aleat i Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit i ftuar në “Breaking” në Top News ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Fatmir Mediu i bashkohet qëndrimit të Partisë Demokratike që zgjedhjet janë të manipuluara. Sipas Mediut zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë krim zgjedhor i organizuar në mënyrë perfekte, duke përdorur krimin e organizuar për të blerë votat e shqiptarëve.

Mediu deklaroi se është kundër bojkotit të parlamentit, pavarësisht se opozita mund të mos njohë zgjedhjet.

Në lidhje me koalicionin që lidhi me PD, Mediu u shpreh se një koalicion ndërtohet në bazë të disa projeksioneve dhe PR e kishte projeksionin në Tiranë për shkak të rezultateve të mëparshme.

Pjesë nga intervista:

Fatmir Mediu: Unë mendoj që numri i votave për kandidat nuk është treguesi real për parti politike dhe peshës politike. Duhet të them që Partia Republikane është e detyrë në numër deputetësh dhe votash.

Si do ti vlerësonit zgjedhjet e 25 prillit?

Mediu: Unë mendoj që zgjedhjet kanë qenë krim zgjedhor i organizuar në mënyrë perfekte duke përdorur krimin e organizuar për të blerë votat e qytetarëve shqiptarë. Blerjet e votave po faktohen duke bërë një dosje të qartë të krimit të organizuar.

Listat e PD u duk sikur për aleatet i vendosi në vende të sigurta

Mediu: Një koalicion ndërtohet në bazë të disa projeksioneve dhe PR e kishte projeksionin në Tiranë për shkak të rezultateve të mëparshme. Nuk i ka marrë asgjë PD, por i ka dhënë. Numri i votave është 23 mijë. Angazhimi, vendimi dhe qëllimi ka qenë i përbashkët. Them me krenari se PR jo vetëm ka bërë fushatë të plotë në mbështetje të koalicionit, të Bashës dhe votave të PR.

Ku mendoni që gaboi opozita dhe si pasojë erdhi dhe ky rezultat?

Mediu: Duhet t’jua bëj të qartë se nuk kam pasur dyshim. Kisha bindjen se Rama do shkonte deri në fund me manipulimin e votave. Cfarë ka çaluar? Mendoj se hymë në zgjedhje për zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ana tjetër, mekanizmat e krimit dhe korrupsionit që janë evidentuar edhe nga institucionet ndërkombëtare kanë goditur rezultatin e zgjedhjeve

A e keni këshilluar zotin Basha duke pasur parasysh që Rama do ti shkonte deri në fund krimit zgjedhor?

Mediu: Unë nuk kam qenë asnjëherë për të mos marrë pjesë në procese, kam qenë për të qenë në Kuvend, kam qenë për luftë të këshillueshme. Mënyra si u shfaq nuk ishte si koalicion, por përmirësim relativ i asaj të 2017. Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar me kohë nga PS me një operacion kirurgjikal që të merrte mandate nga krimi.

Në lidhje me ‘revoltën’ e disa deputetëve, të cilët kanë bërë për dorëheqjen e kryedemokratit Basha, Mediu u shpreh se: “Nuk e kam atë të drejtë apo atribut se jam në një parti tjetër. Nuk mendoj se është koha e përjashtimeve, por e përfshirjes. Është një bashkëpunim i disa elementeve fitues dhe duhet të analizohet situata politike në vend. Janë disa çështje të rëndësishme si funksionimi i gjërave, ka vetëm një pushtet që kontrollon gjithçka dhe ai është Edi Rama. Cdo gjë është e kushtëzuar nga vendimi i tij. Ka nevojë për një reformë zgjedhore të tërësishme. E treta ka reforma të tjera si administrative dhe të tjera. Megjithatë pa u denoncuar dhe pa u ndëshkuar ky krim nuk mendoj që do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Do të ketë një qëndrim radikal nga selia blu?

Mediu: Unë nuk jam pro dhe debatoj vazhdimisht me Bashën dhe kolegë të tjerë, jam përpjekur që debatin të mos e bëj mediatik se është e rëndësishme të kuptojmë njëri tjetrin. Do thoja që nuk mendoj se asnjë qytetar shqiptar dhe asnjë parti politike nuk mund të pranojë vjedhjen e zgjedhjeve. Për të vazhduar, nuk mendoj se legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve duhet të kushtëzojë raporti i opozitës në parlament pasi raporti është me qytetarët, jo me Edi Ramën.

A duhet ndërmarrë një reformë zgjedhore?

Mediu: Reforma Zgjedhore duhet të jetë me qëllime të qarta, duhet të synojë për ta kthyer parlamentin në përfaqësues të qytetarëve. Duhet të kemi sistem që qytetari vendos cili të jetë në Kuvend. Kjo do krijohen hapësirë në qasjen e partive politike. Ne kemi demokraci vertikale, jo horizontale. E kemi më tepër të kontrolluar dhe ka nevojë për demokraci më horizontale.

Kanë dorëzuar në SPAK për zgjedhje, ju si Parti Republikane e keni bërë?

Mediu: Ne jemi së bashku me koalicion, çdo kallëzim bëhet në mënyrë të përbashkët. Çdo element ka një grup teknik që e shqyrtojnë dhe e paraqesin në institucionet e paligjshmërisë zgjedhore. Jemi bashkë në denoncimin e zgjedhjeve dhe do të vazhdojmë së bashku.

Pro apo kundër PD dhe LSI që të ishin të ndara dhe jo së bashku

Mediu: Kam menduar që edhe në këtë mënyrë, mendova që do të kishte marrëdhënie më të pjekur dhe elektorale në disa zona. Kjo do ta bënte më efektive marrëdhënien tonë dhe do të kishim 2-3 deputetë, ndaj duhet analizuar situata për të parë realisht kush është vota dhe këto hesapet që diskutoj. Në disa qarqe ishte i domosdoshëm bashkëpunimi. Përfshirja e kandidatëve të PD dhe LSI për të punuar së bashku për të maksimizuar votat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA