Mbreti Charlesi i prerë me vëllain e tij Princin Andrew: Mblidh plaçkat dhe largohu nga rezidenca mbretërore deri në fundjavë Thirrjeve për të pranuar humbjen dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në Partinë Demokratike iu bashkua edhe Agron Duka.
Agron Duka: Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet në Partinë Demokratike. Zgjedhje të lira, zgjedhje reale. Duhet të bashkohet që të gjithë demokratët edhe të zgjedhin lidershipin e ri. Nëse rifititon, le t’i rifitojë. Kurse kështu unë kam frikë që i shtojmë jetën mazhorancës.
Rruga e ndjekur jashtë institucioneve duket se i kanë kushtuar shtrenjtë opozitarëve, të cilët i njohin vetes dy gabimet kryesore.
“Në takimet që kemi bërë me PD na është thënë se s’do e njohim ndarjen administrative. U njoh ndarja, hymë në zgjedhje humbëm, gabimi i parëe. Gabimi i dytë ishte djegia e mandateve”.
Nga studio e Top Tolk e Denis Dyrnjasë, Duka i kërkoi Bashës që arsyet e humbjes t’i kerkoje tek vetja dhe te mos humbe kohe ne gjetjen e justifikiemve.
AGRON DUKA—Unë po them është faji jonë pra të mos e kërkojmë tek ajo që gjykohet blerja e votës. Të shikojë dhe korrektojë të gjithë gabimet që ka bërë . Duhet të bëjë këtë analizë. Jo të harxhojmë muaj dhe muaj deri shtator e njoh Parlamentin se njeh Parlamentin , i njeh zgjedhjet si njeh zgjedhjet, do hyjmë në Parlament s’do hyjmë në Parlament.
Agron Duka është i vetmi aleat opozitat, i cili zyrtarisht ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundërshtarin politik për fitoren.
Top Channel