Marinsi kthehet në “Iron Man”, fluturon mbi luftanije

05/05/2021 16:42

Duket si skenë e një filmi, por nuk është.

Kompania që prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries ka filluar të testojë produktin e saj së bashku me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar, për të parë sesi ky produkt mund të ndihmojë në operacionet detare.

Dhe ata fluturojnë vërtet, duke e bërë Iron Man-in të mos duket më një koncept dhe aq i largët.

Kompania tha se ekipi i saj kaloi tre ditë me 42 ushtarë të Marinës Mbretërore në brigjet jugore të vendit. Një video e publikuar prej saj tregoi sesi ushtarët britanikë lëviznin nga një anije në tjetrën përmes kostumeve fluturuese.

Gravity Industries sqaroi në një deklaratë të saj se kostumi fluturues është krijuar që të ofrojë qasje jashtëzakonisht të shpejte në çdo pjesë të anijes, krijon mundësinë që marinsat t`i kenë duart të lira për të mbajtur një armë dhe mund të diktojnë nga shënjestrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA