FOTO/ “Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak”, momenti kur avioni ndalon fjalën e komisionerit Varhelyi. Rama nuk mban të qeshurën

05/05/2021 10:52

Gjatë konferencës së përbashkët të Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe kryeministrit Edi Rama në Rinas pati një pushim pasi pranë tyre po kalonte një avion turk.

Teksa po fliste Komisioneri, e ndërpreu fjalën duke thënë: “Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak. Kemi linjën ajrore të Turqisë”.

Kjo shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve dhe kryeministrit Edi Rama. Për pak sekonda, Varhelyi e ndërpreu fjalën e tij, duke pritur që avioni të kalonte dhe më pas vijoi të fliste për vaksinat.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA