Shefja e misionit të ODIHR, Ursula Gacek po zhvillon një takim e Kryeministrin e vendit, Edi Rama, në selinë e PS, ku në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se, Gacek, këtë të hënë zhvilloi një takim edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Vëzhguesit e OSBE ODIHR do të jenë prezent në Shqipëri deri më 7 maj, ku në përfundim të misionit të tyre do të përpilojnë edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet 2021.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet duke marrë 74 mandate, ndërsa PD doli forcë e dytë me 59 mandate. Por ndërkohë, prej disa ditësh tashmë PD ka hedhur akuza në drejtim të PS se ka manipuluar zgjedhjet.

Më herët gjatë ditës së sotme, Basha e quajti 25 prillin “masakër elektorale”, duke akuzuar me emra konkret një sërë deputetësh e politikanësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA