Valteri thumbon Bashën: Ke stomak të stërmadh, por jo këllqe për të mbajtur karrigen e PD. Zbulon prapaskenat e bashkëpunimit me PS

04/05/2021 13:00

Deputeti Halit Valteri, i cili iu bashkua PS për zgjedhjet e 25 prillit e ka cilësuar Lulzim Bashën si një lider opozitar me stomak të stërmadh, por pa këllqe për të mbajtur postin e kreut të PD.

Valteri bëri thirrje që Shqipëria të ketë një opozitë dhe lider opozitar, por kërkoi që Berisha dhe Basha të largohen njëherë e mirë nga Partia Demokratike.

Nga ana tjetër, thekson se Basha ka qëllim të ruajë karrigen dhe të krijojë armiq imagjinarë e të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.

Basha: Presidenti ka fituar disa shokë pijanecë që ka fituar nëpër mihanet e Vlorës që pinë raki e hanë qofte si qoftexhinj. Nga ana tjetër, Basha për hir të karriges së tij personale ka vendosur ti vërë flakën opozitës dhe vendit. Nëse do të shikojmë nesër, Lulzim Basha ka vetëm një veçanti, si e si të ruajë karrigen, të shpikë armiq imagjinarë dhe të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.

Opozita ka humbur besimin dhe mbështetjen në popull sepse askush nuk e beson më Lulin. Duhet të heqë dorë nga ofendimi i inteligjencës së shqiptarëve se është një forcë politike që nuk ka aspak lidhje me moralin.

Mjafton të vazhdojë rrugën që ka nisur duke ecur me të tanishmen dhe jo me të kaluarën. Koha nuk është aleatja e këtyre politikanëve që drejton opozitën, por gjyqtarja e saj. E kam thënë që kjo punë nuk është me rrotë por me votë. Rrotën sapo e more, merr votën dhe hajde.

Doktor, është koha të heqësh dorë dhe të largohesh bashkë me Lulin e vocërr. Ajo parti na dhimbset të gjithëve dhe ka nevojë për një lider opozitar, jo një lider me stomak të stërmadh që nuk ka as këllqe, as atë tjetrën për ta mbajtur attë karrige. Shqipëria ka nevojë për opozitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA