Jemi në muajin Maj të vitit 1999. Një delegacion i Gjykatës Për Krime Lufte, me mision hetimin e ngjarjeve të Kosovës, është pritur nga kryeministri i kohës Pandeli Majko. Mes tyre, shquhet një përkthyes shqiptar i panjohur i quajtur Lulzim Basha.

Ai do të kthehej në atdhe pas disa vitesh si aktivist e më pas ministër i Partisë Demokratike. Deri atëherë, askush nuk dinte së çfarë përfaqësonte Basha dhe rolin që kishte në administratën e UNMIK në Kosovën e sapoçliruar.

“Ne jemi nisur me besim, në politikë duhet tu japësh besim të tjerëve, nëse besimi thyet sigurisht është edhe problem yt që i ke dhënë besim por duhet të dish ta korrigjosh. Sigurisht e kam bërë pyetjen por ka disa gjëra që as sot nuk ia di përgjigjen” u shpreh Jozefin Topalli, Ish- Nënkryetare e PD

Basha iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2004. Ai, ishte koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, një strukturë e krijuar nga Sali Berisha për të hapur partinë. Basha, ra në sy për elokuencën para kamerave, përpos mungesës së përvojës politike.

“Imazhi i tij ishte tërheqës në fillim, mbi këtë imazh ndërtoi CV të gënjeshterët. Asnjëherë nuk u mor vesh ku e kishte mbaruar shkollën, ku kishte qenë, nga vinte, si vinte dhe ky imazh i errët e ndjek dhe sot” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri

Basha shiste imazhin e një të riu të arsimuar në perëndim, por diplomën nuk e ka treguar kurrë. Në CV e Bashës në faqen e Partisë Demokratike, thuhet se ai ka nisur studimet në vitin 1993 në Utreht të Holandës për të Drejtë Evropiane dhe Ndërkombëtare. Në fakt, vetë universiteti ka sqaruar se Basha ka nisur studimet në vitin 1995.

Në dokument, zbulohet se Basha ka arritur të mbyllë vitin e parë të universitetit në 4 vite kalendarike, në Prill të vitit 1999. Pra, plot 4 vite për atë që në sistemin e universitetit konsiderohet vit përgatitor për njohuritë bazë.

Çuditërisht, nuk konfirmohet përfundimi i studimeve. Ndërkohë, siç sqaron universiteti ai ka përfunduar masterin në Maj të vitit 2005. Studimet e Bashës kanë zgjatur plot 10 vite, kur kohëzgjatja normale do të duhej të ishte 5 vite.

“Lulzim Basha është i vetmi lider kam përshtypjen në Evropë apo Ballkan që ska asgjë të shkruar, më tregoni një artikull të shkruar nga ai që ta lexoj. Pse, sepse ai se ka formatin, intelektual të nevojshëm të artikulojë një augment me shkrim” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA