Shkon në 23 numri i viktimave në Meksikë, pas shembjes së një mbikalimi hekurudhor

04/05/2021 14:04

Numri i viktimave që humbën jetën në Meksikë, pas shembjes së një mbikalimi hekurudhor mbrëmjen e djeshme ka shkuar në 23.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit për të mbijetuarit e mundshëm rifilluan punën, pas një ndërprerjeje për shkak të rrezikut që më shumë pjesë nga mbikalimi i metrosë dhe vagonët e trenit mund të shembeshin.

“Ajo që ka ndodhur në metro sot është një tragjedi e tmerrshme“, shkroi ministri i jashtëm meksikan Marcelo Ebrard.

Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë angazhuar në operacione shpëtimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA