Iran, vdes në rrethana misterioze diplomatja e lartë zvicerane

04/05/2021 15:55

Një diplomate zvicerane ndërroi jetë në rrethana të mistershme në Teheran pas rënies nga ndërtesa e lartë ku banonte.

Ministria e jashtme e Zvicrës e konfirmoi vdekjen e punonjëses së ambasadës së saj në kryeqytetin Iranian, pa e identifikuar publikisht viktimën. Mediat mësuan megjithatë se bëhet fjalë për sekretaren e parë të misionit diplomatik, një post ky që bart dhe përgjegjësinë e raporteve me SHBA-në. Praktikisht, ajo ishte punonjësja e dytë më e lartë e ambasadës, sipas Reuters.

Agjensi të ndryshme lajmesh pohojnë se viktima ishte e moshës 51 apo 52 vjeç. Në deklaratën e ministrisë së jashtme zvicerane thuhej se ishin të shokuar nga kjo ngjarja tragjike dhe i përcillnin ngushëllimet e tyre më të thella familjes.

Shtypi Iranian shkruante se trupi i diplomats u gjet nga një kopshtar. Më herët një punonjës i ambasadës kishte shkuar ta kërkonte në banesë, por nuk e kishte gjetur. Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran që prej kohës kur dy vendet i ndërprenë relata mes tyre pas revolucionit islamik të vitit 1979.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA