4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 kanë mbërritur në Kosovë.

Ato janë pjesë e grupit prej 95 mijë vaksinave të kësaj kompanie që Bashkimi Evropian dhe Austria kanë deklaruar se do të sjellin në Kosovë

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media.

“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, shkruhet në njoftim.

Ketë kontingjent  e kanë pritur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë.

Furnizimi i Kosovës me 95,000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të BE dhe Austrisë për të siguruar 651,000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA