Vlorë, vazhdon kriza e ujit/ Vijnë fashetat nga Turqia, por qyteti po shkon drejt ditës së pestë pa furnizim Pasi pushues të shumtë festuan Pashkën në Korçë kanë zgjedhur që këtë të hënë t’i drejtohen edhe Voskopojës.
Fshati i njohur për natyrën e veçantë, arkitekturën por edhe gatimet ofron një çlodhje të shtuar për këta pushues që këtë herë festuan këtu.
Përveç atyre që fundjavën e kaluan po në fshat, edhe shumë nga ata që qëndruan në Korçë e Pogradec iu drejtuan Voskopojës për të përmbyllur ditët e tyre të pushimit.
Pas ditëve me organizim festiv, qetësia e fshatit dhe ajri i pastër ndërthurur me mikpritjen e banorëve tërhoqën përsëri turistët e ardhur nga çdo qytet i Shqipërisë.
Ndryshe nga një vit më parë ku si pasojë e pandemisë të gjitha bujtina dhe hotelet e Voskopojës qëndruan të mbyllura këtë vit fshati ka pritur qindra pushues që shijojnë ndërthurjen e peizazhit kulturës historisë dhe traditave.
Top Channel