Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën 04/12 15:35
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Krujës dhe i ka bërë homazh këtij qyteti dhe Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Ajo ka publikuar foto duke i bashkangjitur edhe një poezi të botuar në vitin 1873 nga poeti i shquar amerikan, Henry Wadsworth Longfellow.
“Kthimi i Skënderbeut në Krujë” është poezia e poetit Longfellow nga e cila Kim ka marrë disa vargje.
“Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n’agullim
Pa kështjellën Ak-Hissar*
Krujën, ah atë qytet
Rreth me mur e me hendek, tek u-lint e tek u-rrit
Yll mëngjezi mi të ndrit.”
Top Channel