Kalkulimet paraelektorale te Partisë Demokratike me aleatet ishin me optimiste se sa rezultati që morën.

Nard Ndoka doli më i humburi. Ai nuk do të jetë më në Parlament jo vetëm se Lulzim Basha e la jashtë listës fituese në Shkodër, por edhe për shkak se grumbulloi vetëm 228 vota ne emrin e tij. Në Studion e Top Talk të Denis Dyrnjasë, kryedemokristiani akuzoi kreun e PD-se për pabesi.

Nard Ndoka: Nuk është njësi matëse. Për shembull unë skam pasur kandidat ne te gjithë Shqipërinë. Por ama strukturat e mia, anëtaret e mi, kane votuar per opozitën gjithandej. Edhe nuk janë vota te matshme. Këtu abuzon edhe Partia Demokratike qëllimisht me nje gjë te tille. Madje na ka masakruar edhe ne procesin e numërimit te votave. Une fajësoj veten shume qe besova ne mënyre te verbër te zoti Basha. E konsideroj gabim. Kompania qe Basha kishte rreth vetes nuk e njeh realitetin shqiptar. Ate e njohim ne.

Për humbjen ne zgjedhje, Nard Ndoka vendos te lere drejtimin e partisë duke shënuar i pari mes radhëve koalicionit aktin e dorëheqjes. Në vjeshte do te mblidhet Kongresi i jashtëzakonshëm i PKD për të zgjedhur kryetarin e ri.

Nard Ndoka: Do te realizojmë situatën dhe do shkojmë me zgjedhjen e nje lidershipi te ri per PDK. Une e quaj si mision te mbyllur edhe pse e mbylla nga pabesia e Zoti Basha. Ne raport me mua Edi Rama është treguar me transparent dhe është një hap para Z. Basha. Basha është dështim sa i takon marrëdhënies institucionale politike dhe personale.

Nga 59 deputet që mori Partia Demokratike, 7 janë te aleateve ku me i fituari duket se ka dal Shpetim Idrizi. PDIU ka përfituar karrige ne ulëset e Parlamentit te ri vetëm sepse Lulzim Basha vendosi ti fusë në listë të sigurte çamet. Por, sa vota i sollën aleatët Partisë Demokratike. Shpetim Idrizi me Mesila Doden në Tirane, te dy bashke kane marre 9.797, numër me i vogël se sa herezi i PD-së ne ketë qark qe shihet dhe si pragu per mandatin e kandidatit. Mandatin e tretë nga lista e demokrateve ne Fier PDIU e mori me Nustret Avdulla me 2.506 vota preferenciale, 7.500 te tilla larg herësit duke lëne jashtë Agron Kapllanajn, i cili deri ne kutinë e fundit shpresonte per mandatin nga votat parapëlqyese.

Agron Duka ishte shpresa e demokratëve për ta bere Durrësin blu, po kreu i Partisë Agrare Ambientaliste nuk mori më shumë se 4.731 vota duke e siguruar mandatin e deputetit vetëm për shkak të renditjes nga PD.

Mandatin vetëm se u fut ne listë të sigurte nga Basha mori edhe edhe Fatmir Mediu ne listen e Tirane me një numër prej 6.565 votash. Kryeepublikani nuk mundi të grumbullojë as 10 mijë vota të që duhet i duhet një kandidati për të thyer herësin brenda partisë. Te njëjtin zhgënjim pati edhe është dhe me kryetarin e LZHK, Dashamir Shehi me një numër prej 5.426 votash.

Shifrat janë më dëshpëruese kur vjen puna per Vangjel Dulen, i cili është bere deputet me 848 vota preferenciale. Edhe pse PBDNJ nuk ka elektorat ne Tirane pasi është parti minoritare, as ne Gjirokastër dhe as ne Vlore, PD nuk iu afrua mandateve qe te dëshmonin rritje te opozitës.

Formula e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të dalë të ndarë në zgjedhje dështoi. Koalicioni opozitar siguroi vetëm 59 mandate parlamentare, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të të ardhur në pushtet për 8 viteve opozitës. Humbjen me të thellë e pati Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në këto zgjedhje rezultoi me 15 më pak se zgjedhjet e shkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA