Ditën e nesërme do të nisë shqyrtimi i tabelave përfundimtare për qarkun e Kukësit.
Ndërkohë do të shihet edhe rezultati për Zef Hilën, kandidatin për deputet në listën e koalicionit PD-AN.
Ai kandidonte për deputet në qarkun e Shkodrës dhe ka arritur të fitojë një mandat. PS e akuzonte më parë për të shkuarën e tij duke pretenduar se preket nga ligji i dekriminalizimit, por ai rezulton i pastër ndaj nesër pritet të miratohen përgjigjet edhe nga Komisioneri.
Njoftimi i plotë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, datë 01.05.2021, ora 11:30, zhvillon mbledhje.
Në mbledhje do të shqyrtohen projektaktet:
Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”
Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Artur Ismail Baku, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Durrës, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Napolon Engjëll Laska, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Nisma Thurje”, qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Zef Kin Hila, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, “Partia Demokratike e Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim (PD – AN)”, qarku Shkodër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Adrian Vullnet Gjoka, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Lëvizja për ndryshim”, qarku Vlorë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Top Channel