Momentet kur adoleshenti me sëmundje të pashërueshme i thotë familjes së dëshiron të vdesë, para se të vrasë veten para tyre (fotot)

30/04/2021 16:17

Në një video të publikuar së fundmi tregohen moment e rënda kur një 19-vjeçar australian i sëmurë me kancer në kocka, i thotë prindërve të tij se dëshiron të vdesë, para se të vrasë veten në shtëpi.

Fatkeqi Rhys Habermann regjistroi pamjet në janar 2017 teksa po humbiste betejën 18-mujore me kancerin, i cili nisi në ijet e tij por u përhap në shpatulla, brinjë, shtyllën kurrizore, kafkën dhe mushkëritë.

Teksa përballej me mundësinë e vdekjes në agoni në repartin e kujdesit te ditëve të fundit të jetës, Rhys vendosi t’i jepte fund vetë, por insistoi të regjistronte videon për të mohuar akuza të mundshme ligjore ndaj prindërve të tij Brett e Liz.

“Besoj në të drejtën time për të vdekur sipas zgjedhjes time. Kjo është e vështirë për të gjithë por unë refuzoj të kaloj kujdesin paliativ (të fundit të jetës)”, thotë 19 vjeçari.

Disa minuta pas regjistrimit ai i jep fund jetës para prindërve të tij, pa treguar sesi. Motrat e vëllezërit e tij nuk ishin prezentë për të eliminuar mundësi të përfshirjes në akuza.

Disa orë pas ngjarjes policia mbërriti në vendngjarje. Pas një hetimi prej 18-muajsh prindërit e të ndjerit Brett e Liz u çliruan nga akuzat, kryesisht falë videos.

Eksperienca traumatike nisi në 2015 kur Rhys, në vitin e fundit të studimeve në kolegjin Immanuel College në Adelaide, u kthye në shtëpi duke u ankuar për një dhimbje në ije.

Analizat e detajura zbuluan se ai vuante nga sarkoma Ewing, një tip kanceri i kockës, me mundësi të vogla mbijetese vetëm për disa vjet.

Djali nisi menjëherë kemioterapinë, të cilën babai e përshkruante si “e tmerrshme” pasi dëgjonte të birin në dhomën e tij duke vjellë vazhdimisht pas trajtimit.

Liz tha se me vijimin e trajtimit, Rhys nisi të fliste për dëshirën e ndalimit të vuajtjeve, prandaj kërkoi konsulencë të shëndetit mendor.

Por pas ditëlindjes së 18-të ai vendosi të ndalonte kemioterapinë dhe të shijonte kohën që i kishte mbetur.

Ata shkuan për pushime në Tailandë me vëllanë e vogël dhe një shok.

Kur djali mbushi 19 vjec, doktorët konfirmuan diagnozën më të keqe, atë të përhapjes së kancerit, që po e vriste. Djali vrau veten ne shtepi duke shmangur akuzat per perfshirje ndaj prinderve.

FOTO GALERI
1/8
Një 19-vjeçar australian i sëmurë me kancer në kocka, i thotë prindërve të tij se dëshiron të vdesë, para se të vrasë veten në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA