“Masakra zgjedhore”/ PD publikon videon me fakte: Janë vënë në dispozicion të Prokurorisë që me 12 prill, nuk ka asnjë veprim!

30/04/2021 18:04

Partia Demokratike ka bërë publike një tjetër video ku akuzon Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Në videon e publikuar me biseda në rrjetin social Whatsapp, PD pretendon se Rama dhe Tom Doshi kanë kryer krime elektorale duke përdorur shtetin për fushatën e tyre.

Sipas PD, çdo ditë po dalin fakte të reja lidhur me veprimet e Edi Ramës dhe Tom Doshit për të blerë vota dhe këto janë prova që ia kanë vënë në dispozicion Prokurorisë që me 12 Prill, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

“Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi”, thuhet në videon e shpërndarë nga Partia Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA