“I fale Ramës mandatin e 3-të”, Hoxha-Bashës: Demokratët nuk të falin më

30/04/2021 15:04
Foto nga postimi i ish-kryetarit të FRPD-së, Lisander Hoxha

Ish-kryetari i FRPD-së, Lisander Hoxha ka akzuzur Lulzim Bashën për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thekson se demokratët nuk e falin dot 4 herë pasi ai i fali mandatin e tretë kryeministrit Edi Rama.

“Ti, humbës serial zgjedhjesh dhe betejash politike, mos pretendo të vazhdosh të mbash peng pluralizmin e vendit! Sot i fale Edi Ramës mandatin e 3, një risi kjo në Shqipëri. Sot prisja të shihja një të penduar që  do të dorëhiqej dhe jo një sharlatan që nuk kishte as sensin minimal të përgjegjësisë politike dhe moralit njerëzor për humbjen e paimagjinueshme. Kjo pafytyrësi është vetëm në shërbim të regjimit oligark përmes së cilës TI po i mban peng shqiptarët në mëshirën e Rilindjes.  Koha jote Lulzim Basha ka mbaruar! Ti do të përballesh me demokratët, të cilët nuk të falin dot 4 herë! Humbësit nuk kanë asnjë moral që të kërkojnë prej nesh përkrahje. Ata, nëse nuk largohen duke marrë përgjegjësitë, do të duhet që ne demokratët t’i largojmë! Partia Demokratike është shtëpia jonë dhe atë nuk e japim me PPP tek Rama dhe Oligarkët”, shkruan Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA