Humbja më 25 prill/ Grupi “Basha boll” zgjerohet me demokratë të tjerë

30/04/2021 15:00

Një grup demokratësh të kryesuar nga  Lisander Hoxha, ish zv.Kryetar i FRPD, do të bashkohen në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të paraqitur një platformë të zgjidhjes së krizës së krijuar ndër vite me pasojë humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në orën 16.45 do të jenë tek sheshi Skënderbej dhe më pas do të nisen drejt selisë së PD-së.

Kësaj lëvizje  do t’i bashkohen anëtarë e mbështetës të PD ,si  Zenel Hoxha, pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore të 1990, themelues dhe ish anëtar i Komisionit Nismëtar të PD.

Hoxha jeton prej 27 vitesh në Angli, ku jep një kontribut të madh mbarë kombëtar. Ai vjen sot si përfaqësues i mërgatës shqiptare në Londër dhe si anëtar i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe prej 16 vitesh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA