Grupi “Basha boll” është i ndarë/ Kadilli tregon se kandidon për postin e kreut të PD

30/04/2021 15:09

Kritikët e Lulzim Bashës këtë herë janë të ndarë në dy grupime. Anëtari i kryesisë, Fatbardh Kadilli, i cili aspiron të marrë drejtimin e partisë thotë se në betejën e tij është i vetëm.

“Unë s’i kam hyrë kësaj rruge si një grup kundër një grupi, por, i kam hyrë si një projekt kundër projekti. Një projekt i dështuar, me një projekt të ri. Barrikada para portës, nga ku Lulzim Basha tha se nuk dorëzohem, është e tepërt . Nuk ia doli, nuk diti, nuk që i zoti dështoi. Sot kush thërret Rama ik, nuk mund të thërrasë Basha rri.

Vjedhje e Ramës nuk mund të jetë alibi për dështimin e e Bashës dhe dështimi i Bashës s’mund të jetë alibi për të mos luftuar Ramën”.

Ai i kërkon dorëheqjen Bashës , por ka vendosur të mos dorëhiqet nga funksioni i tij si anëtar i kryesisë. Përgjegjësinë për humbjen ia faturon ekskluzive e kryetarit të partisë.

Ibsen Elezi ish-kreu i PD-së Kukës, bën pjesë në grupimin e dytë të kundërshtarëve të Lulzim Bashës. Protestat për festën e Pashkës ortodokse do te ndalen, ndërkohë, puna do të vijojë në terren me mbledhjen e firmave për shkarkimin e lidershipit demokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA