Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, nga fillimi i fushatës deri më sot janë kryer 433.628 vaksinime në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu bën të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 16.773 vaksinime.
Ky proces po ecën me ritme të shpejta, ndërkohë që kujtojmë se synimi ishte që në fund të muajit maj të arriheshin 500 mijë vaksinime, e mesa duket kjo shifër do të tejkalohet.
Kujtojmë se, në 24 orët e fundit u shënuan 23 raste të reja dhe 3 humbje jete si pasojë e Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë që, në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.
Top Channel