24/12 21:57
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, nga ku LSI mundi të sigurojë vetëm katër mandate, duke humbur kështu edhe të Durrësit vetëm për pak vota, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi foli për një proces të manipuluar.
Kështu në kuadër të dyshimeve të tyre, LSI i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i verë në dispozicion pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi.
Po ashtu ata kërkojnë edhe kopje të materialit elektronik në të gjithë vendin.
Top Channel