Floriri i Hitlerit i fshehur në bordellon naziste, do të gërmohet nga kompania e thesareve (fotot)

28/04/2021 22:44

Një grup profesionist i kërkimit të thesareve të humbura do të nisin gjuetinë e atyre që besohet se janë 48 arka me flori, të fshehura nën një pallat që përdorej si bordello e njësisë elitare naziste “SS”. Ato besohet se ishin fshehur për të krijuar “Rajhun e Katërt”.

Gjuetarët e thesareve do të nisin javën që vjen të gërrmojnë për floririn me vlerë 1 miliardë dollarë të Adolf Hitler, me shpresë të zbulojnë 10 tonët e llogaritura të arit dhe sende të tjera të çmuara, në zonën e fshatit Minkowskie në jug të Polonisë.

Thesari ishte vjedhur me urdhër të Heinrich Himmler, kreu i njësuive të frikshme të sigurisë “SS”, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Përvjetori i 76-të i vdekjes së Hitlerit është të premten.

Ngarkesa besohet se përfshin floririn e zhdukur asokohe nga stacioni i policisë së qytezës së Wroclaw, dhe përfshin bixhuteri e sende me vlerë nga gjermanë të pasur që jetonin në rajon.

Vendndodhja e tij është zbuluar së fundmi nga ditari i një oficeri të grupeve “SS” si dhe një hartë që gjurmuesit e thesareve kanë përftuar nga pasardhës të oficerëve.

Roman Furmaniak, kreu i fondacionit Ura Sileziane Bridge që do të kryejë gjuetinë, tha: “Shumë njerëz kanë marrë pjesë në fshehjen e depozitave të arit në Minkowskie.

“Një prej tyre quhej von Stein. Ai qëndronte në pallat sepse kishte një të dashur aty. Pallati vizitohej shpesh nga oficerë të lartë SS që e përdornin si një bordello.”

Një grua e quajtur Inge ishte ngarkuar të ruante ngarkesën e cmuar.

Furmaniak thotë më tej: “Ajo ishte dashuruar me oficerin e pashëm në uniformën e zezë të SS. Ajo besonte se do të qëndronte aty një ose dy vjet e më pas do të merrte fund”.

“Nëse do të duhej të gërrmonin një gropë, ata do të merrnin çfarë dëshironin. Kjo histori ka ndodhur shpesh në Poloni. Por në fund të luftës qyteti ra në duar sovjetike dhe ata e përzunë të gjithë popullsinë gjermane”.

Për t’u përzier me popullsinë e re, Inge ndryshoi pamjen e saj dhe indentitetin. Më pas ajo u martua me një burrë vendas dhe vazhdoi të ruante thesarin deri në vdekjen e saj rreth 60 vjet më vonë.

Tani që ndërtesa është në gjendje të lënë pas dore dhe në pronësi private, fondacioni Ura Silezianë ka bërë një kontratë të gjatë qeraje për të kryer kërkimet e saj.

FOTO GALERI
1/5
Gjuetarët e thesareve do të nisin javën që vjen të gërrmojnë për floririn me vlerë 1 miliardë dollarë të Adolf Hitler

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA