Sherr për pronën/ Godasin me sende të forta atë e bir, arrestohen dy vëllezërit në Librazhd

27/04/2021 13:48

Dy vëllezër nga fshati Hotolisht, në Librazhd janë arrestuar pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta dy shtetas, për shkaqe pronësie.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër), si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.

Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA