Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ja kush kryeson në radhët e demokratëve dhe socialistëve

27/04/2021 22:41

Numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Tiranës ka nisur dhe deri tani janë numëruar 18 kuti.

Nga rezultatet, vihet re se mes demokratëve udhëheq Belind Këllici me 456 vota, i ndjekur më pas nga kreu i PD, Lulzim Basha me 186 vota

Ndërsa në radhët e socialistëve, Belinda Balluku ka arritur të sigurojë 975 vota deri tani, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 544 vota.

Këto janë vetëm kutitë e para, ndërsa pritet që të numërohen edhe 1225 kuti të tjera për të patur një pasqyrë të saktë të mbështetjes që kanë kandidatët nga qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA