Tre vëzhguesit e KZAZ 30 në Tiranë që dje u përfshinë në një konflikt fizik janë prceduar peanlisht.
Top Channel ka siguruar pamjet e dhunimit të vëzhguesit të PD brenda qendrës së numërimit të votave në KZAZ nr.30 në Tiranë.
Aty duket se si konfliktohen fizikisht tre persona duke goditur njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Pasi policia ndërhyn dhe tërheq njërin prej tyre, vijon sherri mes dy të tjerëve dhe nuk kanë munguar goditjet për personat që kanë hyrë për të ndarë palët.
Njoftimi
J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel