“Ditë e trishtuar për demokratët”/ Ish deputeti Pollo: Roli i mëtejshëm i PD është kyç, ashtu si nevoja për konceptimin e një projekti të ri

27/04/2021 22:25

Ish deputeti demokrat, Genc Pollo e ka cilësuar “ditë zhgënjyese” për Shqipërinë faktin që PS ka marrë fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Pollo tha se ka shumë arsye përse dita e sotme është e hidhur për demokratët, ndërsa nënkuptoi se Basha duhet të lërë postin si kryetar i PD. Teksa falënderoi kandidatët për deputetë dhe aktivistët, Pollo theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për të filluar konceptimin e projektit të ri.

Kujtojmë se Pollo ishte ndër ish deputetët e PD që kanë qenë pjesë e listave të kandidatëve në vitin 2017, por munguan në garën e 2021.

“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.

Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese. GP”, shkroi Pollo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA